Bayerni do të dështojë

Stefan Effenberg nuk beson se Bayern Munich do të triumfojë edhe këtë edicion në Ligën e Kampionëve. Ai po ashtu thotë se nuk pret që Borussia Dortmund të shkojë sërish deri në finale.

Sport

18/09/2013 18:20

Ish mesfushori i Bayern Munichut, Stefan Effenberg beson se gjiganti bavarez nuk do të jetë në gjendje të mbrojë titullin e Ligës së Kampionëve.

Bayerni fitoi trofeun kontinental edicionin e kaluar duke mposhtur në finale Borussia Dortmundin me rezultat 2-1. Por, ish reprezentuesi gjerman nuk beson se skuadra e Pep Guardiolës mund të triumfojë edhe këtë stinor.

“Nuk i besoj Bayernit për ta mbrojtur titullin këtë sezon, dhe nuk e shoh Dortmundin sërish në finale”, deklaroi Effenberg për të përditshmen gjermane ‘Hamburger Morgenpost’.

“Ekipe si Barcelona, Real Madrid dhe Manchester United janë kërcënime të mëdha dhe mendoj se do të shkojnë deri në fund”, përfundoi ai.