Bayerni do të bëhet monoton si Barcelona

Legjenda e Bayern Munichut, Franz Beckenbauer ka kritikuar traktikën e trajnerit Pep Guardiola, duke thënë se ekipi do të bëhet “monoton si Barcelona”. Gjiganti bavarez mbetet i pamposhtur në Bundesligë nën drejtimin e Guardiolës dhe është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve si dhe gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë. Mirëpo, ish reprezentuesi i Gjermanisë…

Sport

12/03/2014 11:00

Legjenda e Bayern Munichut, Franz Beckenbauer ka kritikuar traktikën e trajnerit Pep Guardiola, duke thënë se ekipi do të bëhet “monoton si Barcelona”.

Gjiganti bavarez mbetet i pamposhtur në Bundesligë nën drejtimin e Guardiolës dhe është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve si dhe gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë.

Mirëpo, ish reprezentuesi i Gjermanisë perëndimore beson se stili i lojës së tyre ka shkuar prapa, nën drejtimin e Guardiolës.

“Në fund, ne do të jemi monoton si Barcelona. Do ta pasojmë topin prapa deri tek vija e portës”, deklaroi Beckenbauer për Sky.

“Mendimi im është ndryshe. Nëse kam një mundësi për të goditur nga distanca, sidomos në praninë e një mbrojtje të ngjeshur, e shfrytëzoj. Është mënyra më efikase”.

Bayern Munich është favorit për t’u bërë skuadra e parë që mbron titullin e Ligës së Kampionëve, pas kualifikimit në çerekfinale, duke rrëzuar Arsenalin.