Bayerni bombardon Werderin

Edhe pse ishte dy herë në disavantazh, Bayern Munich u rikthye furishëm në pjesën e dytë dhe e mposhti Werder Bremenin me rezultat të thellë 5:2, në Allianz Arena.

Sport

26/04/2014 18:22

Bayern Munich shënoi fitore të thellë ndaj Werder Bremenit në Allianz Arena, me rezultat 5:2.

Edhe pse mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Theodor Gebre Selassie në minutën e 10-të, mesfushori Franc Ribery barazoi rezultatin dhjetë minuta më vonë.

Por, Werder riktheu avantazhin nëpërmjet Aaron Hunt, dhe shoi në pushim me rezultat të favorshëm. Por, pjesa e dytë ishte e furishme nga ekipi i Pep Guardiolës.

Sulmuesi Claudio Pizzarro barazoi rezultatin në 2:2 në minutën e 53-të para se të kalonte Bayernin në epërsi vetëm katër minuta më vonë.

Pas një ore lojë, Bastian Schweinsteiger e thelloi avantazhin e Bayernit, kurse rezultatin përfundimtar e vulosi Arjen Robben në minutën e 74-të.

Rezultatet:

Bayern – Werder 5:2
Hertha – Braunschweig 2:0
Hoffenheim – Eintracht Frankfurt 0:0
Mainz – Nurnberg 2:0
Wolfsburg – Freiburg 2:2