Bayerni, 15 milionë për Coman

Mediat italiane raportojnë se Bayerni ka bërë një ofertë prej 15 milionë euro për shërbimet e lojtarit të Juventusit, Kingsley Coman.

Merkato

13/07/2015 14:03

La Gazzetta dello Sport raporton se Bayerni është duke kërkuar shërbimet e lojtarit të Juventusit, Kingsley Coman.

Dhe, për të transferuar këtë lojtar, Bayerni ka dërguar një ofertë prej 15 milionë euro në zyrtar e drejtuesve të Juventusit.

Coman konsiderohet një talent mjaft i madh i cili premton shumë për të ardhmen, pasi gjatë këtij sezoni ka bërë disa paraqitje mjaft të mira me fanellën e Juventusit.