Bayern: Vështirë kundër Barcelonës

Ambasadori i Bayern Munichut, Paul Breitner ka pranuar se skuadra bavareze do ta ketë vështirë në ballafaqim kundër Barcelonës në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

24/04/2015 12:34

Bayern Munich dhe Barcelona, ky është një prej çifteve gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.

Andaj, ambasadori i Bayernit, Paul Breitner ka pranuar se skuadra bavareze do ta ketë vështirë në ballafaqim kundër gjigantit katalan.

“Do të jetë shumë e vështirë të arrijmë në finale. Ne duhet të jemi në fuqi të plotë në dy ndeshjet për të mposhtur Barcelonën”, u shpreh ai.