Bayern transferon portierin Lucic

Pas sulmuesit Robert Lewandowski dhe mesfushorit Sebastian Lode, Bayern Munich ka bërë një tjetër përforcim për sezonin e ri. Gjiganti bavarez ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me portierin e talentuar të Riedit, Ivan Lucic. I lindur në Vjenë më 1995, Lucic që konsiderohet si talent i madh dhe kërkohej edhe nga dy klube të…

Sport

16/04/2014 07:40

Pas sulmuesit Robert Lewandowski dhe mesfushorit Sebastian Lode, Bayern Munich ka bërë një tjetër përforcim për sezonin e ri.

Gjiganti bavarez ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me portierin e talentuar të Riedit, Ivan Lucic.

I lindur në Vjenë më 1995, Lucic që konsiderohet si talent i madh dhe kërkohej edhe nga dy klube të tjera të Bundesligës, përfshirë Borussia Dortmundin dhe Schalken, mirëpo ka nënshkruar kontratë trevjeçare me Bayernin pas dy edicioneve të kaluara në klubin austriak.

Lucic, sipas gjitha gjasave në edicionin e ri do të luajë për ekipin e dytë të Bayernit duke marrë parasysh se Manuel Neuer do të vazhdojë të jetë titullar në ekipin e Pep Guardiolës.