Bayern s’mund të fitojë gjithmonë

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola ka insistuar se skuadra e tij nuk mund të pres të fitojë qdo ndeshje pas përfundimit të serisë prej 53 ndeshjesh të njëpasnjëshme në Bundesligë pa humbje. Goli në pjesën e parë nga Sascha Molders ia shkaktoi kampionit humbjen e parë në ligë nga tetori i vitit 2012. Por,…

Sport

05/04/2014 18:20

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola ka insistuar se skuadra e tij nuk mund të pres të fitojë qdo ndeshje pas përfundimit të serisë prej 53 ndeshjesh të njëpasnjëshme në Bundesligë pa humbje.

Goli në pjesën e parë nga Sascha Molders ia shkaktoi kampionit humbjen e parë në ligë nga tetori i vitit 2012. Por, Guardiola nuk ankohet dhe insiston se skuadra e tij humbi pasi u mposht nga një kundërshtar më i mirë.

“Nuk ka ankesa. Ne humbëm sepse kundërshtari ishte pak më i mirë se ne”, deklaroi ai. “Ky është futbolli. Ju nuk mund të fitoni gjithmonë. Herët ose vonë, ndodh të mposhteni. Ne e pranojmë këtë dhe tani duhet të përgatitemi për ndeshjen kundër Manchester Unitedit, sa më parë që është e mundur. Të mërkurën është një finale. Është jetë ose vdekje”.