Bayern shpërblen tifozët

Bayern Munich do të shpërblejë tifozët që blejnë biletat për të shikuar ndeshjen e parë të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve në udhëtim te Arsenali, ku çmimet janë më të larta se në Gjermani. Kampioni i Evropës ka njoftuar se tifozët e tij do të paguajnë vetëm 45 euro për të shikuar ndeshjen në…

Sport

09/01/2014 13:10

Bayern Munich do të shpërblejë tifozët që blejnë biletat për të shikuar ndeshjen e parë të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve në udhëtim te Arsenali, ku çmimet janë më të larta se në Gjermani.

Kampioni i Evropës ka njoftuar se tifozët e tij do të paguajnë vetëm 45 euro për të shikuar ndeshjen në Londër, në vend të 75 eurosh të caktuara nga klubi i Premierligës.

Bayern tha se vendimi për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve të tifozëve për bileta – do t’i kushtojë klubit 90 mijë euro – është shenjë e mirënjohjes për tifozët dhe dëshmi për rëndësinë e tyre për ekipin dhe përkrahjen e vazhdueshme në të gjitha ndeshjet.

“Të gjithë duhet ta kenë të qartë se kjo besnikëri përfshin një sakrificë dhe shpenzime të mëdha. Andaj, Bayern ka vendosur të mbulojë një pjesë të shpenzimeve për bileta në ndeshjen e parë në udhëtim te Arsenali. Ky është një falënderim i vogël për përkrahjen e tyre të madhe gjatë vitit kalendarik 2013”, thuhej në komunikatën e klubit.