Bayern rikuperon Riberyn dhe Robbenin

Lajm shumë i mirë për Bayern Munichun. Nga dueli i së shtunës kundër Wolfsburgut në Bundesligë, trajneri Pep Guardiola do të ketë në dispozicion dy futbollistët kryesorë të ekipit, mesfushorin holandez Arjen Robben dhe atë francez Franck Ribery. Robben dhe Ribery kanë munguar në periudhën e fundit për shkak të lëndimeve, e sidomos francezi i…

Sport

07/03/2014 08:28

Lajm shumë i mirë për Bayern Munichun.

Nga dueli i së shtunës kundër Wolfsburgut në Bundesligë, trajneri Pep Guardiola do të ketë në dispozicion dy futbollistët kryesorë të ekipit, mesfushorin holandez Arjen Robben dhe atë francez Franck Ribery.

Robben dhe Ribery kanë munguar në periudhën e fundit për shkak të lëndimeve, e sidomos francezi i cili nuk luajti as në ballafaqimin e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve kundër Arsenalit, të cilin skuadra e tij e fitoi me rezultat 2:0.

Mirëpo, ata të dy janë rikuperuar plotësisht dhe do të jenë të gatshëm për lojë për ballafaqimin me Wolfsburgun të shtunën.

Pavarësisht mungesave, gjiganti bavarez ka vazhduar dominimin në Bundesligë ku ka krijuar 20 pikë epërsi ndaj përcjellësit të parë Borussia Dortmund.

Paramendojeni se çka do të jetë në gjendje të bëjë tani kur Ribery dhe Robben janë shëndosh e mirë.