Bayern rezervon hotelin e finales

Bayern Munich është aq i bindur se do ta eliminojë Barcelonën sa që tashmë e ka rezervuar hotelin se ku do të qëndrojë në finalen e Ligës së Kampionëve.

Sport

25/04/2015 12:59

Bayern Munich është i sigurt se do ta eliminojë Barcelonën në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Aq i madh është besimi i gjigantit bavarez sa që skuadra tashmë e ka rezervuar hotelin se ku do të qëndrojë, por edhe festojë finalen e 6 qershorit në Berlin.

Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, lajm që është publikuar edhe në mediat spanjolle, Bayern ka bërë gati planet për finalen e madhe, ende pa filluar fazën gjysmëfinale ku do të ballafaqohen me Barcelonën.