Bayern përmbysë Augsburgun, afrohet në dy pikë me Dortmund

Bayern Munich ka shënuar një fitore jashtëzakonisht të rëndësishme sot në kuadër të Bundesligas.

Sport

15/02/2019 22:22

Në prag të ndeshjes së madhe kundër Liverpool në kuadër të Ligës së Kampionëve, Bayern kanë kryer një punë të madhe në Bundesliga.

Gjiganti bavarez ka shënuar fitore në udhëtim kundër Augsburg, me rezultatin 2:3, shkruan lajmi.net.

Të parët që kaluan në epërsi në këtë takim ishin vendasit, falë autogolit të shënuar nga mesfushori i Bayern, Leon Goretzka.

Barazimi erdhi falë anësorit sulmues të kampionëve, Kingsley Coman, i cili realizoi në minutën e 17’ për 1:1.

Vendasit nuk u dorëzuan dhe arritën që edhe njëherë të krijojnë epërsinë me anë të Ji Dong Ëon, i cili realizoi në minutën e 23’.

Në minutën e fundit të pjesës së parë, ishte përsëri francezi Coman i cili realizoi për t’i dërguar skuadrat në pushim me rezultatin e barabartë.

Pjesa e dytë tregoi vetëm një gol dhe ai ishte në favor të kampionëve në fuqi.

Ishte minuta e 53’ kur mbrojtësi austriak, David Alaba realizoi për 2:3, dhe kështu i siguroi skuadrës së tij fitoren në këtë udhëtim të vështirë.

Me këtë fitore Bayern afrohet me vetëm dy pikë tek liderët e Borussia Dortmund, të cilët kanë një lojë më pak. /Lajmi.net/