Bayern ose Chelsea

Selektori i Rusisë, Fabio Capello beson se Chelsea dhe Bayern Munich janë favoritë për të fituar edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve. Por, ai thotë se edhe gjigantët spanjollë janë të rrezikshëm.

Sport

10/09/2014 23:49

Selektori i Rusisë, Fabio Capello, ka favorizuar Bayern Munichun dhe Chelsean për trofeun e Ligës së Kampionëve.

Strategu italian ka bërë parashikimin e tij se kush mund të shpallet kampion i ri i Evropës dhe ka veçuar gjigantin bavarez dhe atë londinez si konkurrentët kryesorë.

“Gjatë afatit kalimtar të verës, Barcelona është përforcuar shumë. Një futbollist si Suarez në sulm e bën dallimin. Me Messin dhe Neymarin do të jetë një treshe fantastike”, deklaroi Capello.

“Por, sa i përket Ligës së Kampionëve e shoh Bayern Munichun dhe Chelsean mbi të tjerët edhe pse skuadrat spanjolle vazhdojnë të jenë të rrezikshme”, u shpreh ai.

Në edicionin e shkuar, Real Madrid e fitoi trofeun e Ligës së Kampionëve duke mposhtur në finalen e Lisbonës rivalin e qytetit Atletico Madrid me rezultat 4:1, pas vazhdimeve.