Bayern nuk është Barcelona 2.0

Arjen Robben ka insistuar se Bayern Munich nuk është duke u munduar të kopjojë stilin e lojës së Barcelonës. Kampioni i Bundesligës ka shfaqur formë të shkëlqyeshme në javët e fundit duke zgjuar sugjerime se janë një version i përmirësuar i Barcelonës së Pep Guardiolës. Mirëpo, Robben insistoi se Bayern është duke krijuar një identitet…

Sport

09/10/2013 19:50

Arjen Robben ka insistuar se Bayern Munich nuk është duke u munduar të kopjojë stilin e lojës së Barcelonës. Kampioni i Bundesligës ka shfaqur formë të shkëlqyeshme në javët e fundit duke zgjuar sugjerime se janë një version i përmirësuar i Barcelonës së Pep Guardiolës.

Mirëpo, Robben insistoi se Bayern është duke krijuar një identitet të lojës, nën drejtimin e trajnerit katalan. “Bayern nuk është Barcelona 2.0. Krahasimet janë logjike, por përqendrimi duhet të jetë tek ne”, deklaroi Robben për mediet gjermane.

“Ne jemi Bayern Munich, kemi futbollistë të tjerë për dallim nga Barcelona. Nuk e kemi Xavin ose Messin, por kemi futbollistë të tjerë të mirë. Trajneri ka një filozofi të qartë dhe mundohet t’ia transmetojë futbollistëve. Ai e bëri të njëjtën gjë në Barcelonë dhe është duke e bërë edhe tani në Bayern. Por, nuk është stili i Barcelonës. Ne luajmë lojën tonë dhe Pep ndikon në të”, përfundoi Robben.