Bayern njoftohet me humbje

Bayern Munich pësoi humbjen e parë në edicionin e sivjetmë të Bundesligës. Kampioni humbi në udhëtim te Augsburg me rezultat 1:0. Në një ballafaqim ku trajneri Pep Guardiola bëri shumë ndryshime në formacion – duke pushuar disa futbollistë para duelit me Manchester Unitedin të mërkurën – dhe inkuadroi në formacionin bazë dy kosovarë, Xherdan Shaqiri…

Sport

05/04/2014 16:28

Bayern Munich pësoi humbjen e parë në edicionin e sivjetmë të Bundesligës. Kampioni humbi në udhëtim te Augsburg me rezultat 1:0.

Në një ballafaqim ku trajneri Pep Guardiola bëri shumë ndryshime në formacion – duke pushuar disa futbollistë para duelit me Manchester Unitedin të mërkurën – dhe inkuadroi në formacionin bazë dy kosovarë, Xherdan Shaqiri dhe Ylli Sallahi.

Mirëpo, ata nuk kryen punë dhe Bayerni humbi 1:0. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Sascha Moelders në minutën e 31-të. Kurse, Shaqiri dhe Sallahi u zëvendësuan pas përfundimit të pjesës së parë.

 Rezultatet:

Augsburg – Bayern 1:0

E.Frankfurt – Mainz 2:0

Nurnberg-M’Gladbach 0:2

Stuttgart – Freiburg 2:0

Werder – Schalke 1:1