Bayern Munich – Zinedine Zidane, ky është lajmi i fundit

Zinedine Zidanen shumë shpejtë mund ta shohim në rolin e kryetrajnerit.

Sport

13/11/2018 22:45

Trajneri francez, Zinendine Zidane, është rrugës së mirë për t’iu rikthyer rolit të trajnerit.

46 vjeçari që bëri historinë me Real Madridin në Ligën e Kampionëve, po kërkohet nga Bayern Munich.

Starti aspak i mirë i Bayernit në Bundesligë me Niko Kovaç në krye dhe humbja e fundit nga Borussia Dortmund, kanë bërë që drejtuesit e bavarezë të shqyrtojnë seriozisht mundësinë e afrimit të Zidanes, që është i papunë që nga qershori, kur edhe ishte larguar nga Real Madrid.

Lajmi për interesimin e Bayernit për Zinedine Zidane bëhet i ditur nga media spanjolle ‘Ok Diaro’, përcjell ‘lajmi.net’.

Për Zidanen interesim ka edhe nga Premirliga, ku jo pak herë përmendet si pasues i Jose Mourinhos te Manchester United./Lajmi.net/