Bayern Munich zgjedh përforcimin e ri, çmimi 60 milionë euro

Skuadra kampione e Bundesligës ka planifikuar blerjen e Baileyt, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport

19/05/2018 08:17

Bayern Munich është i gatshëm të paguajë 60 milionë euro për yllin e Bayer Leverkusenit, Leon Bailey.

“ESPN” raporton se skuadra kampione e Bundesligës ka planifikuar blerjen e Baileyt, gjatë afatit kalimtar të verës.

Bayern Munich dëshiron transferimin e mesfushorit i cili kërkohet edhe nga Real Madrid, përcjell “lajmi.net”.

Leverkusen kërkon 100 milionë euro për shërbimet e tij por Bayern beson se mund ta transferojë me 60. /Lajmi.net/