Bayern Munich zbret çmimin për shitjen e Boateng

Jerome Boateng po shkon drejt largimit nga skuadra e Bayern Munichut.

Sport

24/08/2018 10:54

Bayern Munich ka zbritur çmimin për shitjen e mbrojtësit Jerome Boateng.

“Kicker” ka njoftuar se klubi bavarez tani kërkon 30 milionë euro për largimin e yllit gjerman, në javën e fundit të afatit kalimtar të verës.

Deri kohë më parë, Bayern Munich kërkonte 40 milionë euro për shërbimet e Boatengut, përcjell “lajmi.net”.

Boateng ka zgjuar interesim nga Paris Saint-Germain. /Lajmi.net/