Bayern Munich vendos për Renato Sanchesin

Renato Sanches nuk do të mbetet te Bayerni për stinorin e ri.

Sport

24/08/2018 20:59

Mesfushori i talentuar portugez i rikthye tek gjiganti gjerman pas një huazimi një vjeçar te Swansea.

Por aventura e tij në kampionatin anglez nuk shkoi siç dëshiroi ai pasi vuajti për tu përshtatur me futbollin anglez.

Sanches është rikthyer në klub dhe pati paraqitje mjaftë të mira në fazën përgatitore.

Pavarësisht ndeshjeve të mira dhe golave të shënuar, trajneri Niko Kovac ka vendosur që ta huazojë edhe për një vit portugezin.

E ardhmja e tij duket se do të jetë në kampionatin turk, tek gjiganti nga Stambolli, Fenerbahce.

Klubi turk është i gatshëm të paguajë një tarifë prej 2,5 milionë euro për huazimin një vjeçar të lojtarit.

21-vjeçari pritet ta kompletojë huazimin e tij tek Fenerbahce në fillim të javës së ardhme.