Bayern Munich vazhdon me fitore, triumfon edhe ndaj Frankfurt

Bayern Munich ka shënuar fitoren e radhës, duke mos e lënë të qetë skuadrën e Dortmund.

Sport

22/12/2018 20:25

Lojtarët e Niko Kovac, në xhiron e 17-të të Bundesligës e kanë mposhtur Frankfurtin me rezultatin 0:3.

Ishte francezi Franck Ribery i cili si në kohët e arta realizoi dy gola për skuadrën e tij, shkruan lajmi.net.

Fillimisht, anësori i bavarezëve realizoi në minutën e 35‘, pas asistimit të Robert Lewandowski.

10 minuta para fundit, përsëri Ribery u shfaq në skenë për të qetësuar skuadrën e tij dhe për të realizuar golin e dytë personal.

Rafinha në fund vulosi rezultatin 0:3 në minutën e 89′.

Me këtë fitore, Bayern Munich, pas 17 xhirove grumbullojnë 36 pikë, gjashtë më pakë se liderët e Dortmund. /Lajmi.net/