Bayern Munich transferon lojtarin që shkëlqeu në Kupën e Botës

Bayern Munich janë ende të etur për të nënshkruar me mbrojtësin e Stuttgartit, Benjamin Pavard.

Sport

08/12/2018 09:19

Mbrojtësi i Kombëtares së Francës, Benjamin Pavard, mbetet dëshira e Bayern Munich.

‘Le10Sport’ raporton se bavarezët nuk kanë humbur dëshirën për të nënshkruar me 22 vjeçarin, që kishte paraqitje të jashtëzakonshme në Rusi, duke ndihmuar Francën të fitoi titullin e Kupës së Botës, përcjell ‘lajmi.net’.

Bayern Munich sipas raportimeve në verën e vitit 2019, do të tentojë sërish të afrojë në ‘Allianz Arena’ Pavardin, i cili këtë sezon ka regjistruar 13 paraqitje për Stuttgartin në Bundesligë.

Pavard te Stuttgart është transferuar në vitin 2016 nga skuadra franceze Lille./Lajmi.net/