Bayern Munich shpallet kampion i Bundesligës

Bayern Munich është shpallur kampion i Bundesligës pesë javë para përfundimit të sezonit.

Sport

07/04/2018 17:19

Skuadrës baraveze, i ka mjaftuar fitorja në udhëtim te Augsburg, skuadër të cilën e mposhti me rezultat 1:4, për të siguruar titullin e 28-të të Bundesligës në histori të klubit.

Ky titull, është i gjashti më radhë për gjigantë gjerman.

Sfida me Augsburg nisi më mirë për vendasit, që kaluan të parët në epërsi kur shënoi autogol Sule.

Vazhdimi i ndeshjes, i takoi Bayernit që në pjesën e parë arritën të përmbysin rezultatin duke shënuar me Tolisso dhe Rodriguez.

Në pjesën e dytë, Bayerni shënoi edhe dy herë tjera, me anë të Robben dhe Wagner.

Pas 29 xhirove, Bayerni numëron 72 pikë./Lajmi.net/