Bayern Munich shënon fitore të thellë

Bayern Munich është rikthyer te fitorja në Bundesligë.

Sport

04/03/2018 19:49

Bavarezët kanë shënuar fitore të thellë në udhëtim te Freiburg, me rezultat 0-4.

Schwolow me autogol, Tolisso, Wagner dhe Muller, shënuan për fitoren e Bayernit.

Pas kësaj fitore, Bayerni numëron 63 pikë, 20 më shumë se ndjekësi i parë, skuadra e Schalke./Lajmi.net/