Bayern Munich – Real Madrid, prishet rekordi i Ronaldos

Cristiano Ronaldo u ndal në rekordin e golave të njëpasnjëshëm në ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Sport

26/04/2018 09:11

Real Madrid fitoi në udhëtim tek Bayern Munich me rezultat 2:1 në ndeshjen e tyre të parë në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Por, fitorja erdhi pa një gol nga Cristiano Ronaldo. Për herë të parë pas 11 ndeshjeve, sulmuesi portugez nuk shënoi gol në një ndeshje në “Champions”, përcjell “lajmi.net”.

Në këto 11 ndeshjet e kaluara para duelit me Bayern Munichun, Ronaldo ka realizuar në total 17 gola – 15 këtë edicion, dhe është golashënuesi më i mirë.

Rekordi i Ronaldos u prish në Allianz Arena por mund të niset një tjetër në ndeshjen e kthimit në Santiago Bernabeu. /Lajmi.net/