Bayern Munich – Real Madrid, ja çfarë po ndodh me Lewandowskin

Robert Lewandowski mes Bayern Munichut dhe transferimit në Real Madrid.

Sport

27/03/2018 13:44

Vetëm pak ditë më parë shefi ekzekutiv i Bayernit të Mynihut, Karl Hainz Rummenigge, në një intervistë të dhënë në lidhje me të ardhmen e Robert Lewandowski deklaronte: “Pranoni çdo lloj basti në lidhje me të ardhmen e Lewandowskit, ai do të vazhdojë të qëndrojë te Bayerni. Asnjë skuadër nuk mund të firmosë me ndonjërin prej lojtarëve tanë, kundër vullnetit tonë.”

Sa më shumë kalojnë ditët, aq më shumë shtohen zërat për një kalim të mundshëm të “bomberit” polak në radhët e madrilenëve, por këto zëra nuk i pëlqejnë aspak kampit bavarez. Nga ana tjetër, sulmuesi ka një kontratë me kampionët në fuqi të Gjermanisë që skadon në 2021.

Dëshira nga ana e lojtarit për t’u transferuar te “Los Blancos” nuk mungon, por fjalët e thëna nga Rummennige e bëjnë tratativën disi të vështirë, madje mes dy klubeve pritet të nisë edhe një luftë e ftohtë, transmeton “SS”.

Kjo nuk është hera që Reali i Madridit shfaq inter për Lewandowskin. Në vitin 2013 klubi “merenges” ofronte 30 milionë euro, ndërsa këtë herë oferta pritet të kapë një shumë akoma edhe më të madhe. Presidenti Florentino Perez për të bindur bavarezët ka gati 100 milionë euro. Sidoqoftë, përtej dëshirës së madrilenëve, operacioni nuk duket aspak i thjeshtë.