Bayern Munich merr vendimin e fundit për Jamesin

James Rodriguez nuk do të largohet nga Bayern Munich, ka insistuar drejtori Karl-Heinz Rummenigge.

Sport

21/07/2018 15:05

Drejtori ekzekutiv i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge ka bërë të ditur se James Rodriguez nuk do të largohet nga klubi, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Ylli kolumbian është në mes të huazimit dyvjeçar nga Real Madrid.

Por, ai pritet të mbetet edhe më tej te skuadra kampione nga Bundesliga.

“Shumë lajme nga Spanja nuk janë të vërteta”, deklaroi Rummenigge për “Kicker”, përcjell “lajmi.net”.

“Ai do të luajë sigurt me ne edhe në sezonin e ri, pres të luajë për Bayernin”, u shpreh ai. /Lajmi.net/