Bayern Munich me lajm fantastik për Neuerin

Manuel Neuer do të jetë së bashku me skuadrën për herë të parë pas një mungese të gjatë për shkak të lëndimit.

Sport

18/05/2018 14:46

Manuel Neuer është rikthyer në stërvitje me ekipin e Bayern Munichut.

Portieri gjerman do të jetë së bashku me skuadrën për herë të parë pas një mungese të gjatë për shkak të lëndimit.

Neuer është ftuar në stërvitjen e Bayern Munichut para finales në Kupën e Gjermanisë ndaj Eintracht Frankfurtit, përcjell “lajmi.net”.

Rikthimi i tij është lajm fantastik edhe për Kombëtaren gjermane, para Kampionatit botëror 2018 në Rusi. /Lajmi.net/