Bayern Munich, kjo është alternativa nëse dështon transferimi i Lucas Hernandez

Dayot Upamecano mund të bëjë lëvizjen më të madhe në karrierën e tij.

Sport

06/02/2019 16:14

20 vjeçari nga Franca, në verën e vitit 2019 mund të ndryshojë skuadër duke u transferuar nga RB Leipzig te Bayern Munich.

Bavarezët e kanë identifikuar Upamecanon si alternativë të mundshme në rast dështimi të bisedimeve me Atletico Madrid për Lucas Hernandez.

Hernandez, kampion i botës me Francën, ka disa muaj që është në shënjestër të bavarezëve.

Por, nëse bisedimet me Atletico Madrid për Hernandez nuk finalizohen me marrëveshje, Bayern Munich do të rikthehet nga mbrojtësi Upamecano, i cili do të zëvendësonte David Alaba./Lajmi.net/