Bayern Munich ka lajm të keq për Real Madridin në lidhje me Lewandowskin – Lajmi.net
Bayern Munich ka lajm të keq për Real Madridin në lidhje me Lewandowskin
Autori: Lajmi.net BundesligaSport 13:23, 9 March 2018
Bayern Munich nuk e konsideron shitjen e sulmuesit Robert Lewandowski.

Trajnari Jupp Heynckes nuk dëshiron të dëgjojë asgjë rreth mundësisë së një largimi të sulmuesit, Robert Lewandowski gjatë merkatos së verës.

Për polakun ka shumë kërkesa, ku Real Madrid e Chelsea janë në krye të listës së ekipeve që interesohen për 29-vjeçarin, kontrata e të cilit me bavarezët skadon në 2021.

72-vjeçari deklaroi se Bayerni nuk i toleron këto situata, pasi është një skuadër e madhe dhe me nivel të lartë në Europë, transmeton “SuperSport”.

Ai thesksoi se nuk mund ta imagjinojë që te Bayerni të ekzistojnë çështje si ato që ndodhën në Dortmund me Aubameyang dhe Dembele.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO