Bayern Munich ka gati dy transferime gjigante

Bayern Munich po planifikon t’i bëjë dy transferime të mëdha.

Sport

13/12/2018 08:19

Drejtori i Bayern Munich, Hasan Salihamidzic, ka thënë se ata kanë shikuar nga afër lojën e Frenkie De Jong dhe Matthijs De Ligt.

Skuadra gjermane u përball mbrëmë në xhiron e fundit me Ajaxin, ndërsa drejtori bavarezë ka thënë se ata kanë mbetur të mahnitur nga loja e tyre.

“Që të dy janë lojtarë të mrekullueshëm, dhe bënë paraqitje fantastike sot”, ka thënë Hasan Salihamidzic, përcjell “lajmi.net”.

“Do të shohim çfarë na duhet. Ne do ta analizojmë atë me qetësi, por afati i transferimeve do të jetë i mahnitshëm”, ka shtuar më tej drejtori i Bayernit. /Lajmi.net/