Bayern Munich – James Rodriguez, lajmi i fundit nga Rummenigge

Bayern Munich nuk do të vendosë për të ardhmen e James Rodriguezit deri në kohën kur do të skadojë huazimi i tij.

Sport

01/03/2018 11:46

Drejtori ekzekutiv i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge e ka bërë të qartë se klubi nuk do të vendos për të ardhmen e Rodriguezit deri në kohën kur do të skadojë huazimi i tij.

“Ishte ide e Carlo Ancelottit që ta transferojmë dhe ishte ide shumë e mirë. Ai është zhvilluar shumë mirë, sidomos me Jupp Heynckes”, ka thënë Rummenigge.

“Ai është bërë lojtar i rëndësishëm për ne. Teknikisht është i mirë dhe ka një goditje të mrekullueshme. Po fitojmë shumë nga ai sepse po e organizon lojën”, ka shtuar ai.

“Është i huazuar për dy vjet, pastaj kemi opsionin për ta blerë atë për 42 milionë euro, nëse nuk gaboj. Janë shumë e madhe parash, edhe pse kemi parë të jenë paguar shifra të çmendura gjatë verës”.