Bayern Munich i “shpall luftë” shtypit gjerman

Forma jo e mirë e gjigantit bavarez ka nxitur mediet të adresojnë kritika të shumta drejt skuadrës.

Sport

19/10/2018 20:21

Në një konferencë të thirrur të premten, Karl Heinzz Rummenigge ka thënë se Bayern nuk do të pranojë më këtë lloj qasje të medieve ndaj tyre, përcjell lajmi.net.

“Nuk do të pranojmë më këtë lloj qasje. Jemi takuar të hënën pas ndeshjes së Gjermanisë dhe kemi ardhur në përfundim që kjo lloj gazetarie është e pa pranueshme.

Nuk kam fjalë për të komentuar ato çfarë kam lexuar për Manuel Neuer. Ju rikujtojë se ai është katër herë portieri më i mirë” ishin fjalët e Rummenigge.

Gjuha e medieve në Gjermani duket se tashmë është krejt e pa pranueshme për drejtuesit e Bayern. /Lajmi.net/