Bayern Munich i mposht të gjithë, e transferon lojtarin më të mirë të Kupës së Botës

Një nga lojtarët më të mirë të Francës në Kupën e Botës, Benjamin Pavard, do t’i bashkohet Bayern Munich.

Sport

04/08/2018 17:28

Kampionët e Bundesligës kanë arritur ta fitojnë garën për të nënshkruar me mbrojtësin e krahut të djathtë.

Reprezentuesi francez ka shkëlqyer sezonin e kaluar në Bundesligë me Stuttgartin, ndërsa formën e njëjti e pati edhe në Kupën e Botës në Rusi.

Skuadra të mëdha si Borussia Dortmund, Real Madrid, Manchester United e PSG, kanë shfaqur interesim për shërbimet e tij.

Por sipas medieve gjermane gara është fituar nga kampioni aktual i Gjermanisë, Bayern Munich.

Bavarezët kanë arritur marrëveshje me Stuttgartin për transferimin e Pavardit për shumën e 40 milionë eurove./Lajmi.net/

YouTube player