Bayern Munich gjen zëvendësuesin ideal të Franck Ribery

Bayern Munich ka gjetur profilin e duhur të lojtarit për të zëvendësuar Franck Ribery.

Sport

14/12/2018 10:03

‘Bavarezët’ kanë filluar të përgatiten për ndryshime të mëdha në verën e vitit 2019.

Lojtarët ikonë të kësaj skuadre, Arjen Robben dhe Franck Ribery, do të largohen në fund të stinorit, për t’i dhënë fund një kapitulli të suksesshme te Bayern Munich.

Mediet në Gjermani raportojnë se emri i cili do të zëvendësojë Riberyn, është ai i Thorgan Hazard, përcjell ‘lajmi.net’.

Reprezentuesi belg, i cili është edhe vëllai i yllit të Chelsea, Eden Hazard, ka kontratë me Borussia Monchengladbach deri në qershor të vitit 2020./Lajmi.net/