Bayern Munich gjen zëvendësuesin e Boatengut

Bayern Munich ka identifikuar një përforcim të ri.

Sport

16/08/2018 12:27

Merkato për Bayern Munchen ende nuk është mbyllur.

Jerome Boateng prej kohësh ka njoftuar se dëshiron një aventurë të re dhe mundësia e vetme konkrete është kalimi te Paris Saint Germain.

Shitja e tij pritet të nxisë drejtuesit bavarezë të gjejnë një alternativë në mbrojtje dhe emri konkret është ai i Toby Alderweirelt.

Belgu nuk konsiderohet titullar nga Pochettino te Tottenhami dhe operacioni mund të konkretizohet pa pengesa. por gjithmonë në pritje të largimit të Boteng nga kampionët e Gjermanisë.