Bayern Munich emëron ish trajnerin e Barcelonës? (FOTO)

Luis Enrique konsiderohet si kandidat tjetër pas Thomas Tuchel për zëvendësues të Carlo Ancelottit.

Sport

04/10/2017 07:11

Luis Enrique mund të emërohet trajner i ri i Bayern Munichut.

“Sport 1” në Gjermani raporton se ish strategu i Barcelonës është kandidat për postin e lirë te skuadra kampione nga Bundesliga.

Enrique konsiderohet si kandidat tjetër pas Thomas Tuchel për zëvendësues të Carlo Ancelottit i cili u shkarkua nga detyra pas humbjes 3:0 nga Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve, përcjell “lajmi.net”.

“Sport 1” ka bërë të ditur se drejtuesit e klubit nga Allianz Arena janë duke konsideruar mundësinë e negociatave me Enriquen për angazhimin e tij në postin e trajnerit në Bayern Munich. /Lajmi.net/