Bayern Munich edhe më afër Hudson-Odoit

Bayern Munich vazhdon ta ndjek Callum Hudson-Odoin.

Sport

17/02/2019 16:48

Bayern Munich po e kërkon me ngulm transferimin e Callum Hudson-Odoin nga Chelsea.

Skuadra londineze nuk po i ofron minutazh talentit anglez, andaj bavarezët nuk po heqin dorë nga ai, përcjell lajmi.net.

Bayern Munich do të ofroj në verë 50 milionë euro për transferimin e Hudson-Odoit.

Skuadra gjermane bëri katër oferta në janar te Chelsea për anglezin, por që ishin refuzuar.

Situata nuk ka ndryshuar, andaj Bayerni shpreson që t’i marrë shërbimet e sulmuesit në afatin kalimtar veror. /Lajmi.net/