Bayern Munich e gjen zëvendësuesin Jupp Heynckes – Lajmi.net
Bayern Munich e gjen zëvendësuesin Jupp Heynckes
Autori: Lajmi.net BundesligaLajme futbolliSport 18:11, 31 March 2018
Emërimi i një trajneri te Bajerni i Mynihut nuk është diçka e lehtë për drejtuesit.

Kandidaturën duhet ta aprovojnë tifozët dhe senatorët e skuadrës. Këta të fundit vendosën kundër Tomas Tuchel në negociatat e marsit, por tani në ekipin më të titulluar të futbollit gjerman qarkullon emri i një tekniku ambicioz, që mund të kthehet në bastin e madh të bavarezëve.

Ralph Hasenhüttl është në negociata me Bayern Munchen për të zëvendësuar trajnerin veteran Jupp Heynckes në fundin e këtij sezoni, pasi zgjidhja emergjente e kampionëve të Bundesligës ka refuzuar të qëndrojë në stol. Por, vetë protagonisti këmbëngul se puna e tij me Lajpcigun ende nuk ka mbaruar, pavarësisht interesimit nga Bavaria dhe nga Dortmundi.

“Ndjehem mirë këtu dhe mund të imagjinoj të tjera limite me Lajpcigun, madje në arritje që nuk i mendojmë dot tani. Kam patur bisedime pozitive me hierarkinë e klubit dhe të dy palët duam të punojmë përtej vitit 2019”, tha 50-vjeçari austriak.

Ralph Hasenhüttl është kthyer në favorit për pankinën e Bajernit pasi drejtoi Lajpcigun në vendin e dytë për herë të parë në histori në Bundesligë, si dhe çoi ekipin në Champions, një skenë që nuk e kishte njohur kurrë më parë./Top Channel/

Fjalët kyçe: Bayern Munich, Jupp Heynckes

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bubble Trouble
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play iStunt 2
  • Play Bike Rivals