Bayern Munich cakton çmimin për shitjen e Lewandowskit

Robert Lewandowski nuk e ka të ardhmen e sigurt në Bayern Munich.

Sport

06/06/2018 13:33

Bayern Munich ka caktuar çmimin për shitjen e Robert Lewandowskit.

Sulmuesi polak ka paralajmëruar se mund të largohet nga klubi, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Kurse, mediat gjermane raportojnë se skuadra bavareze kërkon 200 milionë euro për shërbimet e yllit polak, përcjell “lajmi.net”.

Lewandowski ka zgjuar interesim nga disa klube evropiane përfshirë Real Madridin dhe Juventusin. /Lajmi.net/