Bayern Munich blen Jamesin, ja sa do t’i paguajë Real Madridit

James Rodriguez do të mbetet në Bayern Munich.

Sport

05/04/2018 07:31

Bayern Munich ka vendosur ta blejë James Rodriguezin.

Mesfushori është aktualisht i huazuar nga Real Madrid me të drejtë të blerjes nga klubi nga Bundesliga.

Fillimisht, Bayern Munich kishte paguar 13 milionë euro, me opsion për blerjen e tij për 42 milionë euro, përcjell “lajmi.net”.

Andaj, drejtuesit e klubit nga Allianz Arena janë të kënaqur me kontributin e Jamesit dhe planifikojnë blerjen e tij nga Real Madrid, menjëherë pas përfundimit të këtij sezoni. /Lajmi.net/