Bayern Munich afër mbylljes së marrëveshjes me yllin amerikan

Bayern Munich është afër që të nënshkruajë marrëveshjen përfundimtare me qendër mbrojtësin amerikan.

Sport

06/12/2018 22:58

Chris Richards, kartoni i të cilit aktualisht mbahet nga FC Dallas, ka impresionuar me paraqitjet e tij tek Bayern U-19, duke i siguruar vetës një kalim permanent tek skuadra gjermane.

“Goal” shkruan se transferi i 19 vjeçarit do t’i kushtonte Bayernit rreth 1 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Qendër mbrojtësi u bashkua me Bayern U-19 në formë huazimi, por regjistroi paraqitje me skuadrën e parë gjatë ndeshjeve të International Champions Cup gjatë verës.

Richards është lojtari i dytë nga MLS që bashkohet me Bayern në vitin 2018, pasi gjigantët bavarez nënshkruan me Alphonso Davies. /Lajmi.net/