Bayern Munich 6:0 Hamburg, notat e lojtarëve

Bayern Munich ka shënuar fitore të thellë ndaj Hamburgut në një ndeshje të Bundesligës të shtunën pasdite, ku shkëlqyen dyshja Franck Ribery dhe Robert Lewandowski.

Sport

10/03/2018 17:52

Bayerni triumfoi bindshëm 6-0 ndaj Hamburgut në “Allianz Arena” në javën e 26-të të top ligës gjermane.

Lewandowski me tri gola, Ribery me dy gola dhe Robben me një, realizuan në fitoren e Bayernit.

Notat e lojtarëve për paraqitjen në këtë përballje që dhuroi gjashtë gola, mund t’i shikoni në fotografinë e mëposhtme./Lajmi.net/