Bayern Muncih 3:1 Schalke, notat e lojtarëve

Ka përfunduar edhe xhiroja e 21-të për skuadrat e Bayern Munich dhe Schalke 04.

Sport

09/02/2019 20:43

Gjigantët bavarez shënuan fitore me rezultatin 3:1, kundër Schalkes që këtë sezon nuk po tregon formë të mirë në Bundesliga.

Golin e parë në këtë takim e shënoi Jeffrey Bruma në portën e tij, për t’i dhënë epërsinë Bayernit,shkruan lajmi.net.

Mysafirët barazuan rezultatin me anë të Ahmed Kutucu, kur po luhej minuta e 25’ e këtij takimi.

Robert Lewandowski dhe Serge Gnabry realizuan edhe nga një herë deri në fund të këtij takimi, për t’i dhënë fitoren e rëndësishme skuadrës së tyre.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell notat e lojtarëve për këtë ndeshje, sipas “WhoScored”. /Lajmi.net/