Bayern Munchen po e transferon Ramseyn

Aron Ramsey përfundimisht do të largohet nga Arsenali.

Sport

15/11/2018 15:31

Aron Ramsey tashmë ka refuzuar vazhdimin e kontratës, pasi kërkon një aventurë të re.

Sipas medieve gjermane, mesfushori uellsian është shumë afër të kaloj te Bayern Munchen, përcjell “lajmi.net”.

Skuadra gjermane nuk dëshiron që ta pret fundin e sezonit që ta transferoj me parametra zero, andaj do t’i marr shërbimet e Ramseyt për 20 milionë euro.

Uellsiani është takuar tashmë me Bayernin, andaj marrëveshja pritet që të mbyllet në ditët e ardhshme. /Lajmi.net/