Bayern me gjashtë mungesa kundër Barcelonës

Bayern Munich do t’i ketë gjashtë mungesa për ndeshjen e parë kundër Barcelonës në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

05/05/2015 13:53

Bayern Munich do të jetë edhe pa mesfushorin Sebastian Rode në ndeshjen e parë kundër Barcelonës në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

24-vjeçari mungoi në humbjen nga Bayer Leverkusen në fundjavë për shkak të një problemi muskulor.

Por, Bayern kishte shpresuar që ai do të rikuperohet për duelin me katalanët.

Mirëpo, kampioni i Bundesligës ka njoftuar se Rode nuk është i ftuar në ekip për udhëtimin në Barcelonë.

Rode i bashkohet të tjerëve si Arjen Robben, Franck Ribery, David Alaba, Holger Badstuber e Tom Starke në mesin e të lënduarve.