Bayern, makinë e fitoreve

Bayern Munich barazoi rekordin e Barcelonës prej nëntë fitoreve të njëpasnjëshme në Ligën e Kampionëve duke mposhtur në udhëtim Viktoria Plzenin me rezultat minimal 1-0, që i kualifikoi për në fazën eliminatore të garës. Pep Guardiola inkuadroi golashënuesin më të mirë të ekipit, Mario Mandzukic, i cili realizoi golin e vetëm kundër skuadrës çeke. Hera…

Sport

06/11/2013 08:43

Bayern Munich barazoi rekordin e Barcelonës prej nëntë fitoreve të njëpasnjëshme në Ligën e Kampionëve duke mposhtur në udhëtim Viktoria Plzenin me rezultat minimal 1-0, që i kualifikoi për në fazën eliminatore të garës.

Pep Guardiola inkuadroi golashënuesin më të mirë të ekipit, Mario Mandzukic, i cili realizoi golin e vetëm kundër skuadrës çeke.

Hera e fundit kur gjiganti bavarez kishte dështuar të mposhtë një kundërshtar në garën elite të klubeve kontinentale ishte humbja 2-0 në shtëpi nga Arsenal, edicionin e kaluar, kur prapë u kualifikuan tutje pas fitores 3-1 në Emirates.

Por, pas humbjes nga skuadra londineze, Bayern mposhti Juventusin 2-0 në të dyja ndeshjet në çerekfinale, e më pas triumfoi me rezultat të përgjithshëm 7-0 ndaj Barcelonës në gjysmëfinale.

Në finale mposhti Borussia Dortmundin 2-1 duke rrëmbyer trofeun. Kurse, edhe këtë edicion, Bayern e ka nisur me katër fitore në fazën e grupeve duke triumfuar ndaj CSKA Moskës, Manchester Cityt dhe Plzenit, dy herë.

Barcelona e mbante këtë rekord më 2002-03, kur fituan tetë ndeshje të njëpasnjëshme në Ligën e Kampionëve derisa u ndalën nga Inter në barazim pa gola në Giuseppe Meazza.