Bayern – Liverpool, Kimmich me fjalë të mëdha për kundërshtarët nga Anglia

Bayern Munich – Liverpool do të jetë ndeshja më interesante (të paktën në letër) për raundin e 1/16-ës së finales në Ligën e Kampionëve.

Sport

18/01/2019 22:46

Liverpool janë një nga skuadrat me formën më të mirë në top pesë ligat evropiane dhe konsiderohen si pretendent kryesorë për Ligën e Kampionëve.

Në anën tjetër, Bayern Munich janë skuadra që asnjëherë nuk duhet përjashtuar nga ekuacioni kur është fjala për triumf në garat evropiane.

Para kësaj ndeshje të madhe, disa fjalë ka folur edhe ylli i Bayern, Joshua Kimmich, i cili ka treguar respekt të madh për skuadrën e Liverpool.

“Ne kemi skuadër të mrekullueshme, por Liverpool janë një nga skuadrat më të mira në botë për momentin” ka thënë Kimmich, transmeton lajmi.net.

“Ata kanë gjithçka: Shpejtësi, teknikë dhe janë të fortë fizikisht” ka thënë tutje reprezentuesi gjerman.

“Çdo gjë është e mundur. Do të jetë e vështirë. Por as ata nuk ishin të lumtur për shortin kundër nesh” ka shtuar ndër të tjerash Kimmich.

Kjo ndeshje është ajo që tifozët e futbolli po e presin me padurim të fillojë. Kjo është nga ndeshjet që më së paku mund të parashikohet fituesi. /Lajmi.net/