Bayern ka një lajm të tmerrshëm për Barcelonën

Disa prej futbollistëve të lënduar të Bayern Munichut, përfshirë yje të skuadrës, do të rikthehen me kohë për ndeshjet kundër Barcelonës në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

25/04/2015 13:44

Bayern Munich ka vuajtur shumë nga lëndimet. Por, periudhës së errët ngadalë po i vjen fundi.

Kjo pasi mediat gjermane raportojnë se disa prej futbollistëve kryesorë që kanë munguar së fundmi, do të rikuperohen me kohë për ndeshjet kundër Barcelonës në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Mesfushorët Arjen Robben e Franck Ribery do të jetë në dispozicion, njësoj sikurse mbrojtësi Mehdi Benatia.

Po ashtu, nga lëndimi mund të rikthehet Javi Martinez që së paku do të jetë në bankën e rezervistëve.

Kurse, ata që nuk do të rikuperohen janë David Alaba dhe Holger Badstuber.