Bayern ka një lajm të keq për Barcelonën

Zyrtari i lartë i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge është i bindur se sulmuesi Robert Lewandowski do të luajë kundër Barcelonës.

Sport

30/04/2015 08:58

Zyrtari i lartë i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge është i sigurt se sulmuesi Robert Lewandowski do të jetë në gjendje të luajë në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës.

Ylli polak u lëndua pas një përplasje me portierin e Borussia Dortmundit, Mitch Langerak në duelin e Kupës së Gjermanisë të martën.

Mirëpo, Rummenigge është optimist se sulmuesi do ta tejkalojë frakturën në nofull dhe hundë, për t’u paraqitur kundër Barcelonës.

“Jam i sigurt. Ai do ta mbajë një maskë, dhe kjo do të mjaftojë që ai të luajë kundër Barcelonës”, u shpreh Rummeigge për “B5 Aktuell”.