Bayern ia sheh sherrin titullit

Mesfushori i Bayern Munichut, Franck Ribery thotë se triumfi i hershëm në Bundesligë ka ndikuar që skuadra të humb përqendrimin dhe të paraqitet nën nivelin e duhur, në periudhën e fundit.

Sport

17/04/2014 20:41

Mesfushori i Bayern Munichut, Franck Ribery ka pranuar se skuadra ka humbur përqendrimin pas shpalljes kampion i Bundesligës kundër Hertha Berlinit më 25 mars.

Gjiganti bavarez ka fituar vetëm dy nga gjashtë ndeshjet e fundit, por reprezentuesi francez beson se forma e dobët e periudhës së fundit është rezultat i triumfit të hershëm në ligë.

\”Ndoshta u shpallën kampion tepër herët këtë sezon. Kjo ka ndikuar në përqendrimin tonë”, deklaroi Ribery për televizionin ARD.

“Ne nuk jemi makina, jemi qenie njerëzore. Edhe ne dimë të lodhemi”, shtoi ai.

“Secili futbollistë dëshiron të fitojë çdo ndeshje, por thjesht kjo nuk është e mundshme. Ne duhet të luajmë si ekip në çdo takim. Ne luajmë për vete dhe për tifozët, të rikthejmë vetëbesimin dhe ritmin. Dhe ne jemi Bayern, andaj duhet të fitojmë çdo ndeshje”, përfundoi ai.