Bayern, i sigurt me Hannoverin

Bayern Munichut iu nevojit kohë për në fund ia doli të thyejë rezistencën e Hannoverit, duke fituar 2-0 në kuadër të xhiros së pestë në Bundesligë. Kampioni në fuqi i Gjermanisë arriti të këndellet pas barazimit të befasishëm 1-1 me Freiburgun në xhiron e shkuar duke marrë pikë të plota nga përballja në Allianz Arena.…

Sport

14/09/2013 16:25

Bayern Munichut iu nevojit kohë për në fund ia doli të thyejë rezistencën e Hannoverit, duke fituar 2-0 në kuadër të xhiros së pestë në Bundesligë.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë arriti të këndellet pas barazimit të befasishëm 1-1 me Freiburgun në xhiron e shkuar duke marrë pikë të plota nga përballja në Allianz Arena.

Pjesa e parë u mbyll pa gola kurse ajo e dyta solli dy shënime.

Mario Mandzukic dhe Franck Ribery realizuan në minutat 51 dhe 64 për fitoren e ekipit të Pep Guardiolës që tani ngjitet në kuotën e 13 pikëve, një më tepër se Borussia Dortmund që më vonë takohet me Hamburgun.

Rezultatet:

Leverkusen – Wolfsburg 3:1

Bayern M – Hannover 2:0

Mainz – Schalke 0:1

Werder – E.Frankfurt 0:3

Augsburg – Freiburg 2:1